9 Nentor 2022

Ish-zëvendës komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari deklaroi se tre anije greke janë duke kërkuar burime hidrokarbure në detin Jon.

Në një intervistë për Euronews Albania, Meçollari u shpreh se një prej anijeve dhe një rimorkiator, kanë hyrë në zonën e kontestuar detare midis Shqipërisë dhe Greqisë.

“Aktualisht, tre anije greke, një me flamur norvegjez dhe dy me flamur grekë, janë duke kërkuar ose duke bërë studime për burime hidrokarbure në detin Jon. Por dje dhe sot, anija norvegjeze e studimeve hidrografike si dhe një rimorkiator kanë hyrë në zonën e kontestuar detare midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Shqipëria dhe Greqia nuk kanë të demilituar hapësira detare dhe si e tillë, ka një zonë e cila mund të jetë në të ardhmen, zona në të cilën do të vendoset delimitimi i kufijve detarë të shelfit kontinental, por nuk e dimë”, theksoi ai.

Gazeta Sot