28 Janar 2023

Juristi Ledio Braho deklaroi se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës  ka dalë një tjetër dokument për çështjen e ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal.

Në emisionini “Review” në Euronews Albania, Braho u shpreh se zyrtari i FBI që ka hetuar këtë dosje, ka kërkuar informacion nga personat apo institucionet që kanë komunikuar me McGonigal.

Braho shtoi se bëhet fjalë edhe për një këshilltar të kryeministrit Edi Rama si dhe për zyrën e Kryeministrisë.

“Ka informacion të detajuar. Ka dalë edhe një dokument tjetër, ku një zyrtar i FBI, ai që ka hetuar dosjen, ka kërkuar informacion nga një sërë personash dhe institucionesh në lidhje me të gjithë komunikimet që ata kanë pasur me McGonigal.

Një prej tyre është një këshilltar i Ramës, është zyra e Kryeministrisë, pra të gjithë qeveritarët, përfshirë edhe kryeministrin Rama, të gjithë të dhënat që kanë lidhje me komunikimet me McGonigal. Po ashtu, ka edhe persona të tjerë përtë cilët është kërkuar informacion”, theksoi ai.

Gazeta Sot