Putini me “Lojra” me Tanke e Vodka

Bullgari – Ekspozita Kombëtare e Karikaturave hapi dyert për të 47-ën here. Putini, “Lojra” me Tanke e Vodka

10 Pril 2022

Edicioni i 47-të radhazi i Ekspozitës Kombëtare të Karikaturës pritej jo vetëm nga profesionistët, por edhe nga kushdo që dëshiron për të buzëqeshur mbi aktualitetin. Ekspozita është një pasqyrë e arritjeve më të larta të krijuesve bullgarë që punojnë në fushën e karikaturës.

Pandemia që po përjetojmë tash vitin e tretë me radhë, ngjarjet politike ndërkombëtare dhe vendase të muajve të fundit dhe trazirat publike që rezultuan janë temat e reja dhe të vjetra për krijuesit në ekspozitë. Shumica e veprave janë karikatura të personazheve të famshëm dhe mënyra se si i sheh syri i publikut.

Artisti Millko Dikov, i cili në fund të marsit mbushi 92 vjeç dhe është nxënës i karikaturistit të madh Ilija Beshkov, ka një pjesëmarrje nderi në ekspozitën e 47-të kombëtare.

Përpilues: Vesella Krësteva