Adi Krasta nga ekrani i News 24 ka permbledhur me se miri pakenaqesine e sotme politike nda nje pushteti brutal ne te gjitha aspektet. Ne hapje te emisionit te tij: “A show” nga Adi Krasta te dates 13 maj, 2019, ai do shprehet:

Nese ngjarjet e diteve dhe oreve te fundit ne do i kishim pare pa emocion, ne kolltukun e rende te dhomes se ndenjes, perballe televizionit, nuk mund te shmangej pa rene ne sy atmosfera e nje konflikti te vertete.
Ai i ka te gjtihe perberesit e dukshem: koktelje molotov, fishekzjarre, gazin helmues lotsjelles, skafandra policore, shkopa gome, zjarr, thirrje per lincime reciproke, kercenime, shperfillje…

Ky eshte segmenti final i nje marredhenie politike te gjate, ku elemente te brutalitetit shfaqen pa sforcim nder shqiptar, qe ne ditete e para te pushtetit, sidomos ne rastet kur udheheqsit e pushtetit kane ruajtur pavaresisht kalimit te viteteve dhe thinjave qe marrin, nje natyre e reagim feminor ndaj gjithckaje qe nuk u ka pelqyer.

Ne ate qe do te quaj deontologjine, dhe studimin e brutalitetit, si forte e befte shkaterruese, segmeti i fundit cka ne po jetojme tani, behet i kuptueshem dhe duket si nje pagese e domosdoshme edhe vete brutaliteti i pushtetit, qe ne oret e para te ushtrimit te tij. Pra eshte nje marredhenie e nderlidhur.

Fjala vjen:

  • Prishja e stadiumit kombetar, duke ndryshuar ne menyre te njeanshme ligjin e trashegimise, eshte nje akt brutal. Eshte i njeanshem, pa respekt per ligjin, i marre ne sekret dhe i ushtruar me force, pa dhene shpjegime.
  • Po ashtu, deshira, obsesioni per te shkaterruar Teatrin Kombetar eshte gjithashtu brutal.
  • Vendimi per te shndrruar nje tunel ndihmes prane Ministrise se Brendshme, ne nje muze butaforik.
  • Ndertimi i sheshit Skenderbej qe nga italianet ishte konceptuar si nje shesh i te gjithe shqiptareve.
  • Trajtimi ndaj medias ka qene gjithashtu brutal.
  • Trajtimi i kundershtareve politik ka qene brutal.
  • Trajtimi i territorit te vendit i kanabizuar ka qene brutal.
  • Shpenzimi i parave publike ka rezultuar te jete brutal.
  • Vete diletantizmi ne ndertimin e administrates eshte brutal.
  • Militantizmi i partise eshte brutal.
  • Gjuha publike eshte gjithashtu.

I gjithe ky brutalitet i cdo dite, nderkohe qe populli ta fal durimin dhe nuk eshte pak kur te fal durimin, prodhon ate bomben molotov, ate antipatine politike, ate largimin e popullit nga vendi dhe vete kaosi. Keshtu prodhohet gradualisht, cdo dite, cdo ore.

Nese pushteti do ishte llogari-dhenes, transparenc-dashes, i perulur, dinjitoz… Te njejtat shprehje te shprehjes njerezore do i gjente si nje pergjigje prej popullit te tij. Kjo maksin, qe tanime eshte e sternjohur dhe lehtesisht e harruar ne Shqiperi, ne shpresojme t’i vleje pushtetit te ardhshem, nese ai nuk do ta kete kete fuqi per ta kuptuar qe duhet te sillet ndryshe, do te duhet te thuhet po ai pushtet, sido qe ta kete emrin: IK! Madje me vrap.

Shenim: Titulli eshte i redaksise se Shqiperia.Com