1 Shtator 2026

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka shprehur jo në pak raste ambicien për të garuar për drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

Përmes disa postimeve në rrjetet e tij sociale, më e fundit e publikuar këtë të martë, Braçe duket se ka nisur një dalje në terren, përmes së cilave ka evidentuar disa problematika që ekzistojnë në kryeqytet.

Nga mbetjet interte në rrugë, takimet me kryetarët e njësive administrative të zonave, te koshat e plehrave, Braçe lë të kuptosh se ka nisur “fushatën”.

Braçe i shpall “luftë” Veliajt: Probleme në

Braçe i shpall “luftë” Veliajt: Probleme në

Ndër rreshta, socialisti shprehet se video-postimet e tij vijnë si pjesë e punës që ai bën ndërsa ushtron detyrën e deputetit të Qarkut Tiranë, por edhe angazhimin e tij me Njësinë Nr.5, teksa nuk ka munguar edhe “shënjestra” ndaj bashkisë.”Ndërkohë Bashkia, IMT, Policia, nuk e kanë bërë punën e tyre ende”,-shkruan Braçe.

Kështu, Braçe i shpall luftë të hapur kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, i cili prej më shumë se 18 muajsh ndodhet në qelitë e burgut të Durrësit dhe nuk u shërben qytetarëve të Tiranës, (ndoshta) veçse formalisht./CNA