14 Nentor 2022

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell u ka vendosur ditën e sotme një ultimatum urgjent Kosovës dhe Serbisë, teksa u ka kërkuar që të ulin tensionet mes palëve.

Sipas tij Kosova edhe Serbia duhet urgjentisht të gjejnë një rrugë për të qetësuar tensionet e krijuara.

Veç kësaj ai gjatë adresimit të tij, kërkoi se të dyja palët duhet t’i kryejnë obligimet e tyre ligjore.

Tutje ai ka bërë thirrje që të dyja palët t’i kthehen pa alternativë dialogut, dhe të gjendet një zgjidhje para datës 21 nëntor.”Ne s’mund të arrijmë në këtë datë pa një marrëveshje, sepse kalojmë në një nivel rreziku”, u shpreh Borrell, referuar tensioneve të krijuara si rezultat i vendimit për targat.

Gazeta Shqip