Boris Johnson reagon sërish për sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës dhe zbulon lëvizjen që po përgatit

24 SHKURT 2022

Kryeministri i Britanisë së Madhe ka reaguar sërish për sulmet ruse në Ukrainë.

“Kjo është një katastrofë për kontinentin tonë. Unë do t’i drejtohem kombit këtë mëngjes për pushtimin rus të Ukrainës. Po ashtu do të flas edhe me liderët e tjerë të G7 dhe po bëj thirrje për një takim urgjent të të gjithë liderëve të NATO-s sa më shpejt të jetë e mundur.”, shkruan Jonson në Twitter.

Ai konfirmoi se do t’i bënte një deklaratë kombit këtë mëngjes, siç edhe u raportua më herët, dhe do të fliste me liderët e tjerë të G7 më vonë.

Gazeta Sot