Bllokimi i rrugës në Librazhd-Qafë Thanë, pacientët e ambulancës kalohen me barrela mbi masivin e dheut

1 Shkurt 2026
Vijon prej orësh bllokimi i aksit Librazhd-Qafë Thanë, ndërsa dheu dhe gurët vijojnë të bien në rrugë.
Sikurse duket në pamjet e përcjellja nga korrespondentja e Top Channel që ndodhet atje, Bruna Kërçyku, në trafik kanë mbetur të bllokuara edhe ambulancat.
Një i sëmurë që po transportohej me ambulancë nga Librazhdi në Tiranë, është kaluar me barrela mbi rrugën e mbuluar nga dheu dhe gurët.
Si pasojë e bllokimit të këtij aksi shumë të rëndësishëm, me mijëra mjete kanë mbetur të bllokuara në trafik prej orësh.
Nga: Top Channel
