19 Nentor 2025

Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryemiistrja Belinda Balluku kanë shkuar për herë të parë sot në Kuvend, pas skandalit që çoi nën hetim nga SPAK nr. 2 të qeverisë. Siç shihet nga pamjet, Balluku dhe Rama janë ulur në vendet e tyre në Kuvend.

Në pamje shihet Balluku teksa mban në dorë ipad dhe diçka lexon në të, ndërsa Rama rri i heshtur dhe dëgjon fjalimin e deputetes së PD-së, Jorida Tabaku. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë prej 31 tetorit kur u mor e pandehur nuk është shfaqur as në Kuvend dhe as në Komisionet Parlamentare ku është prezantuar buxheti. Në mënyrë të përsëritur, opozita ka kërkuar prezencën e saj për të dhënë sqarime.

Nderkohe në Kuvend, do të mbahet seanca maratonë për buxhetin 2026 dhe paketën fiskale.