‘Të sigurohet ligji për minimumit jetik’, Tabaku: 40% e shpenzimeve të familjeve shqiptare shkojnë për ushqimet

Jorida Tabaku
19 Nentor 2025
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku theksoi edhe njëherë që qeveria duhet të sigurojë minimumin jetik në projektbuxhetin e vitit 2026. Nga Kuvendi, ajo tha se PS, në 13 vite qeverisje ka refuzuar ligjin për minimumin jetik. Tabaku tha se që të hiqet hendeku i të ardhurave të shqiptarëve me ato të rajonit dhe të BE-së, duhet që të sigurohet minimumi jetik.
“Gjatë muajve të fundit, PD ka prezantuar kërkesa për mocion me debat nga situata e rendit dhe krimit, zgjedhjet dhe me minimumin jetik. Minimumi jetik ka qene propozim ligjor i PD për disa legjislatura por edhe një kërkesë që ne e kemi sjellë sa herë është miratuar buxheti. Qeveria në vitin e 13-të nuk siguron dot një minimum jetik pët qytetarët. 40% e shpenzimeve të familjarëve janë ushqimet. Sot pensionistët janë shtresa më e varfër. Sot grupet sociale janë më të varfër, Shqipëria mbetet e fundit në rajon edhe për mbështetjen e grupeve sociale. Në të gjithë treguesit na duhen 53 vite për të arritur standartet e BE në kriterin ekonomik. Në 13 vite asnjëherë ky parlament nuk është mbledhur për të menduar për shumicën. Minimumi jetik është kërkesë ligjore që ky parlament ka detyrimin ta miratojë. A sjell qeveria ligjin me këtë buxhet ligjin për minimumin jetik? Përsëri refuzon. Shifrat janë të qarta, sot Shqipëria duhet patjetër që të mbyllë hkëtë hapësirë që ekziston ndërmjet të të ardhurave të shqiptarëve me të rajonit dhe BE, pa siguruar minimunin jetik nuk ndodh.”, tha ajo.
Më tej, Tabaku shtoi se: “Minimumi jetik do ta vendosë Shqipërinë në hartën e vendeve që e kanë këtë, vendet e rajonit dhe të BE e kanë. Pse refuzon qeveria socialiste ta miratojë minimumin jetik?. Për këtë arsye kërkuam debat për këtë çështje, buxheti i ka të gjitha mundësitë të miratojë minimunim jetik.”
