Vatikani i kthen Kanadasë pas 100 vjetësh 62 objekte indigjene

19 Nentor 2025
Vatikani i ka kthyer Kanadasë 62 objekte indigjene, një shekull pas se ato u morën nga fiset për t’u shfaqur në një muze misionar në Romë.
Objektet iu dhuruan Konferencës Kanadeze të Ipeshkvijve Katolikë nga Papa Leo XIV, pas takimit me përfaqësuesit e saj.
Misionarët katolikë i kishin dërguar këto objekte në Romë mes viteve 1923 dhe 1925, në kuadër të një ekspozite të organizuar nga Papa Piu XI, e cila ekspozoi mbi 100,000 objekte.
Pothuajse gjysma e tyre u përfshinë më vonë në një Muze të ri Etnologjik Misionar dhe u transferuan në Muzetë e Vatikanit në vitet 1970.
Në vitin 2022, Papa Françesku i kërkoi falje popujve indigjenë të Kanadasë për rolin e Kishës Katolike në shkollat me konvikt, ku shumë fëmijë u abuzuan dhe u varrosën në varre të pashënuara.
Gjatë atij viziti, komunitetet indigjene i kërkuan Vatikanit rikthimin e këtyre objekteve me rëndësi kulturore.
Ministrja kanadeze e Jashtme, Anita Anand, përshëndeti vendimin e Vatikanit, duke e konsideruar një hap të rëndësishëm që nderon trashëgiminë kulturore të popujve indigjenë dhe mbështet përpjekjet për të vërtetën, drejtësinë dhe pajtimin.
