Basketbollistët e Crvena Zvezda-s refuzojnë banerin “Ndal luftës”.

Basketbollistët e Crvena Zvezda-s refuzojnë banerin “Ndal luftës”. –  Shpërthejnë tifozët lituanezë: F**k Serbia!

– 04.04.22

Skena të turpshme janë ato që vijnë nga Kampionati Evropian i Basketbollit, e ku protagonistë për keq janë si gjithmonë ata, serbët. Këtë herë një incident është shënuar gjatë momentit para fillimit të përballjes së ekipeve të Zalgiris – Crvena Zvezda në Euroligën e Basketbollit, ku lojtarët serbë kanë refuzuar të mbajnë pankartën ‘Stop the War’, sikurse ndodh në pothuajse çdo kompeticion sportiv, pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Kjo gjë sigurisht që nuk ka kaluar pa u vënë re, teksa në momentin e para nisjes së përballjes mes tyre, baneri është kapur vetëm nga lojtarët lituanezë dhe arbitrat, ndërkohë që, tifozët lituanezë e kanë kundërshtuar këtë veprim aspak sportiv të basketbollistëve serbë, duke i brohoritur me një zhurmë të madhe.

Ndërkohë, nga tifozët lituanezë nuk kanë munguar as sharjet në drejtim të serbëve, duke shprehur kështu zemërimin e tyre ndaj qëndrimit të Serbisë pro Rusisë dhe Putinit në pushtimin që ata kanë nisur prej 40 ditësh tashmë në Ukrainë.

Gazeta Shqiptare