14 Gusht 2025

Zjarri zjarrit qe filloi në fshatin Xath, njësia administrative Blerim, në Fushë Arrëz, vijon të përhapet me intensitet, duke marrë përmasa të konsiderueshme dhe duke rrezikuar zonat përreth.

 Zjarri ka rrezikuar edhe fshatin Trun, në pjesën e majës së Kunor Dardhës, në një terren shumë të thyer malor. 

Terreni malor dhe i thepisur ka penguar ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse në zonë, ndërsa situata mbetet jashtë kontrollit. Për këtë arsye, është angazhuar një helikopter për ndërhyrje ajrore, i cili po punon për të izoluar vatrat aktive.