Bardhi flet pas mbledhjes: Kyçën USB-qe ka faktet denancuese

19 Dhjetor 2025
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, GAzment Bardhi ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së sotme të Këshillit të Mandateve.
Ai u shpreh se opozita ka kërkuar që mbledhja të zhvillohej në mënyrë transparente për publikun, ndërsa shtoi se nëse do të ishte respektuar qëndrimi i 5 anëtarëve të opozitës në Këshillin e Mandateve do të ishte zbuluar edhe data e mbledhjes së radhës.
Bardhi: Gazment Bardhi: Kërkuam që mbledhja e sotme të ishte transparente për qytetarët, për përfaqësuesit e medias dhe e hapur për opinionin publik. Kërkesa nuk u mor në konsideratë. Sot jemi marrë vetëm me procedurën. E para ishte nëse deputetët ishte apo e drejtë të kishin të plotë dosjen e sjellë nga SPAK.
Ajo që deputetët e opozitës e kanë thënë gjithë këto ditë, u konfirmua nga SPAK. Po, secili deputet anëtar i Këshillit të Mandateve duhet ta ketë të plotë. Kyçën USB-në për t’i dhënë alibi të pandehurës se nuk ka lexuar të plotë materialin. 5 anëtarët e opozitës në komision kërkuan që mbledhja të ndërpritej. Deputetët të pajiseshin me materialin e plotë dhe të dëgjonin prokurorinë dhe të pandehurën Balluku të hënën në mëngjes.
U zbulua skenari që Rama nuk e ka vendosur ende se ccfarë do të bëjë me Ballukun që të shohë deri ku shkon përgjegjësia e tij dhe çfarë të dhënash ka për atë në dosje.
