Banorët e Rrjollit bllokojnë përsëri punimet për resortin e Ualjt, policia shoqëron 6 veta, mes tyre dhe një grua

18 Shkurt 2026
Banorët e Rrjollit në Velipojë sot i kanë bërë pritë që herët në mëngjes punonjësve të kompanisë “Gener 2” të botuesit Bashkim Ulaj, duke i bllokuar rrugën makinerive. Ulaj po ndërton në Rrjoll një resort luksoz ndërsa banorët prej ditësh protestojnë e përplasen me policinë me pretendimin se Bashkim Ulaj u ka grabitur pronën.
Efektivët e policisë kanë mbërritur menjëherë në zonën e Rrjollit rreth orës 08:30 duke bërë të mundur spostimin e banorëve dhe hapjen e rrugës për makineritë.
Policia ka shoqëruar në komisariat dhe 6 persona, për shkak të rezistencës që ata kanë bërë. Mes tyre është dhe një grua, Luçiana Kokaj, e cila në çdo protestë ka ngritur zërin për të drejtat e banorëve të zonës.
