10 Mars 2023

Shumë sektorë të ekonomisë po vuajnë mungesën e punëtorëve, pasi edhe bangladeshasit ikën. Nepali është vendi i radhës nga ku së fundimi po rekrutohen punonjësit dhe vetëm për një prej tyre kostoja shkon  deri në 2000$.

Bangladeshasit ikën, ndaj në Vlorë po vijnë nepalezët.

2000 dollarë kushton të sjellësh një punëtor, ku përfshihet, udhëtimi, akomodimi dhe paga e muajit të parë.

Pavarësisht kësaj kostoje, pronarët e kompanive që kërkojnë staf, sytë i kanë nga vendet aziatike.

Vetëm një rekrutues ka sjellë në vendin tonë rreth 100 punonjës nga Nepali në dy muajt e parë të vitit.

Pritet që edhe gjatë marsit të vijnë të tjerë për të punuar në vendin tonë kryesisht në sektorin e fasonerisë

Agjentët rekrutues thonë se këtyre shtetasve u ofrohen kontrata të rregullta pune.

Të parët erdhën nga Bangladeshi, por muajt e fundit ata janë larguar të gjithë ndaj bizneset shqiptare zgjidhje po kërkojnë nga Nepali.

Punësimet e punonjësve nga vendet aziatike erdhën si domosdoshmëri për shumë biznese në vend, të cilët  prej disa vitesh po vuajnë mungesën e fuqisë punëtore.

Më shumë nevojë për staf ka sektori i prodhimit të këpucëve. Në total, vetëm sektori fason kërkon 25 000 punëtorë. Në krizë janë edhe sektorë të tjerë.

Nga Edi Ruçi, Tv Ora.