5 Shkurt 2026

Banorët e fshatit Rrjoll të Velipojës, në qarkun Shkodër, e kanë zhvendosur protestën e tyre drejt kryeqytetit.

Ata janë mbledhur sot para godinës së Prokurorisë së Posaçme, ku me thirrje dhe pankarta në duar apeluan për drejtësi nga organi më i lartë i akuzës në vend.

Banorët protestojnë kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonë nga biznesmeni Bashkim Ulaj, ku pretendojnë jo vetëm se kanë pronat e tyre, por edhe i dëmton.

Protestuesit shprehen se kanë besim vetëm te SPAK-u për zgjidhjen e problemit dhe apeluan që të hetojë.

Banorët bëjnë përgjegjëse për hedhjen e firmës për lejen e ndërtimit edhe zv/kryeministren Belinda Balluku, duke u bazuar te investigimi i VoxNews ku u publikua me titull: “Balluku i bën nderin e dytë të jetës Bashkim Ulajt, i firmos lejen e ndërtimit për resortin 1.460.549 m2 në Rrjoll”.

Ata janë vendosur përpara Prokurorisë së Posaçme ku kundërshtojnë projektin.

Banorët mbanin në duar parulla e pankarta me thirrjet: “Drejtësi, Drejtësi, drejtësi!”, “Besojmë te SPAK”, “Duam drejtësi”, “Kërkojmë pronat tona” dhe të tjera.

60 familje kërkojnë ndaljen e punimeve, ndërsa ditën e djeshme ata kanë deklaruar se leja e ndërtimit është firmosur nga zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Nga: Gazeta Dita