Babait të 30 fëmijëve i ndryshon jeta, bëhet i pasur…falë dy gurëve

25 qershor 2020

Një minator në Tanzani u bë milioner brenda natës pasi shiti dy gurë të çmuar me emrin Tanzanite që konsiderohen si më të mëdhenjtë që janë gjetur ndonjëherë në vend, shkruan BBC.

Saniniu Laizer fitoi 3.4 milionë dollarë nga Ministria e Minierave për këta dy gurë të veçantë që së bashku arrinin një peshë prej 15 kg.

“Do të bëjmë një festë të madhe nesër”, deklaroi babai i 30 fëmijëve për mediat e huaja.

Guri Tanzanite gjendet vetëm në pjesën veriore të Tanzanisë dhe përdoret për të bërë stoli.

Ai është një nga xhevahiret më të rrallë të Tokës dhe shumë gjeologë vlerësojnë se burimet e tij mund të shterojnë krejtësisht brenda 20 vitesh.

Guri i çmuar ka disa varietete që variojnë sipas ngjyrës.

Çmimi i tij përcaktohet nga ngjyra dhe qartësia, sa më të mëdha të jenë aq më i lartë është dhe vlerësimi monetar.

j.l./ dita