Jasir Asani

Futbollisti maqedonas Stefan Ashkovski ka rrëfyer momentet dramatike që përjetoi në Iran pasi shpërtheu lufta. 34 vjecari deklaroi se mbeti pa ushqim dhe pa ujë për tre ditë, pasi u braktis nga klubi i tij. Ashkovski pranoi se ai shpëtoi falë Jasir Asanit, i cili i dërgoi një shofer për ta larguar nga Irani

Kalvari i Stefan Ashkovskit gjatë evakuimit nga Irani më në fund ka mbaruar, por situata nuk dihej si do të kishtë përfunduar nëse Jasir Asani nuk do të kishte dhënë ndihmën e tij. Futbollisti i kombëtares maqedonase  Ashkovski ka rrëfyer 3 ditët më të vështira të jetës së tij, pas shpërthimit të luftës në Iran. Ai deklaroi pwr mediat maqedonase se u braktis nga klubi i tij, Persepolis, ndërsa u shpreh se mbeti 3 ditë pa ngrënë.

“Kishte sulme kudo, madje edhe afër meje. Nuk kisha ngrënë dhe pirë për tre ditë. Kërkoja vetëm të largohesha nga vendi, pasi udhëheqësi i tyre u vra, asgjë nuk funksionoi, gjithçka u mbyll. Ishte shumë e vështirë, por gjithçka përfundoi mirë”.

Futbollisti falenderon ish shokun e tij të skuadrës, Jasir Asanin, pasi ai e ndihmoi për tu larguar nga Irani.

“Asani më shpëtoi. Pa të, nuk e di si do të përfundonte gjithçka. Udhëtova 15 orë nga Rafsajan në Teheran, pastaj nga kufiri me aeroplan në Stamboll. Jasiri më ndihmoi, ai kishte shoferin e tij dhe unë ia dola me të”.

Të dy futbollistët aktivizohen në kampionatin iranian. Ata tashmë janë larguar, pasi shpërtheu lufta dhe ndodhen me familjet e tyre. Makthi për ta ka mbuar