
‘Arkivi Qendror falsifikoi dokumentet për llogari të mafies së pronave’/ Cakrani: – As Enver Hoxha s’arriti në këto nivele…
6 Tetor 2025
‘Edhe Enver Hoxha nuk arriti në këto nivele që arriti Edi Rama, të fuste dokumente të falsifikuara në Arkivin e Shtetit’.
Kjo ishte deklarata e avokatit Kujtim Cakrani në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, teksa akuzoi ligjvënësin e ri socialist, Ardit Bido, ish-drejtor i Arkivit Qendror, se ka falsifikuar dokumentet e pronarëve të ligjshëm për llogari të mafies së takave, siç e cilësoi ai.
Sipas Cakranit, Arkivi Qendror i shtetit është kthyer në institucion falsifikimi të dokumenteve të pronave, dhe pavarësisht se Bido ka qenë nën hetim nga Prokuroria kjo e fundit, e ka lënë të lirë dhe të paketuar, pasi urdhrat të tilla kanë qenë nga lart.
Avokati Cakrani shkoi më tej kur tha se kryeministri Edi Rama po pastron paratë e korrupsionit politik përmes studiove të huaja arkitekturore, me lidhje të forta me eurodeputetë të korruptuar.
Bido është deputet dhe ishte në përgjegjësi penale me një grup tjetër. Është hetuar, dhe si përfundim doli nga hetimi e mbetën të tjerë brenda. Prokuroria s’donte ta hetonte, e thirri e pyeti dhe tha s’mbaj përgjegjësi. Tani del e na flet për historinë, tani deputet. Nëse në falsifikimet i ke në arkiv, dhe i nxjerr e vjedh pronat, e kupton se në çfarë nivele jemi. Janë vjedhur prona në mes të Tiranës. Askush nuk flet për këto. Problemi është akoma më i thellë, s’është vetëm vënia e një pistolete në kokë. Grupet e interesit afër kryeministrit si investitor strategjik kanë futur dokumente të falsifikuara në Arkivin e Shtetit.
Si i ka marrë familja e kryeministrit 124 mijë dynym tokë në Vuno, ku familja e tij s’ka vend varri në Vuno. SPAK për pronën e pronarit bëri gjithë ato hetime, ndërkohë SPAK s’heton këto që kanë zaptuar bregdetin e Shqipërisë me dokumente false. Po e shkatërrojnë Shqipërinë. Këtë që ka bërë Rama me investitorët s’ia ka bërë asnjë pushtues që ka bërë në këto anë. Edhe Enver Hoxha, s’arriti në këto nivele që arriti Rama, të fuste dokumente të falsifikuara në Arkiv Shteti. Sajoi Hoxha po jo në nivelet e Edi Ramës.
Studiot e arkitekturës, janë studiot e korrupsionit politik. Studiot arkitekturore i përdor për korrupsion politik dhe u thotë bizneseve çojini jashtë e nga pas kanë të korruptuarit e Evropës. Melonit i dha një copë Shqipërie, tjetrit Vlorën, Butirintin, Gjirokastrën. E ka ndarë në copa- copa.