Arkitektë, inxhinierë, urbanistë dhe artistë reagojne ashpër kundër planit të Bashkisë Shkodër për zonën muzeale

21 Dhjetor 2025A
Arkitektë, inxhinierë, urbanistë dhe artistë nga Shkodra kanë reaguar ashpër kundër planit të Bashkisë Shkodër për zonën muzeale, duke e konsideruar atë një kërcënim serioz për qendrën historike të qytetit dhe një hapje të rrezikshme ndaj ndërtimeve shumëkatëshe. Sipas tyre, ky plan dëmton identitetin urban dhe kulturor të Shkodrës.
Përfaqësuesit e këtyre fushave akuzojnë kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci, dhe stafin e tij për veprime të errëta dhe të kundërligjshme, të cilat bien në kundërshtim me lejet e miratuara nga Ministria e Kulturës dhe Agjencia Kombëtare e Zhvillimit të Territorit. Duke shprehur shqetësim të thellë për situatën e krijuar, specialistët bëjnë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të këtij projekti, të cilin e cilësojnë si një “masakër” ndaj trashëgimisë historike të qytetit.
