Sarda (Shurdhahu) filloi ekzistencën e saj si kështjellë në shekujt 6-7 të erës sonë , jo larg nga një rrugë e rëndësishme që lidhte bregdetin e Adriatikut me tokat Dardane (Kosovë). Në periudhën e parë, Sarda kishte një mur që rrethonte tërë kodrën (e rrethuar në tre anë nga lumi Drin) dhe 12 kulla të formave të ndryshme.