Andi Bushati bën deklaratën e fortë: Amerikanët nuk po luftojnë korrupsionin në Shqipëri, por po e amnistojnë atë!

6 Dhjetor 2021

Andi Bushati bën deklaratën e fortë: Amerikanët nuk po

Foto ilustrim: Yuri Kim dhe Andi Bushati

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, foli për rolin e amerikanëve në Shqipëri dhe ndërhyrjen e ambasadores së SHBA, në punët e brendshme të Partisë Demokratike.

Bushati tha se amerikanët nuk po e luftojnë korrupsionin duke goditur Sali Berishën, që është larguar nga pushteti prej tetë vitesh, por po e amnistojnë atë, duke injoruar korrupsionin e mazhorancës.

“Amerikanët thonë po luftojmë korrupsionin në Shqipëri. Mendoni se lufta kundër korrupsionit bëhet duke dënuar një njeri që ka tetë vjet që ka ikur, apo ata që kanë futur lopatën dhe po vjedhin me çizme, thasë dhe lopatë? Mua më duket si amnistim i korrupsionit. Luftë për ti hapur rrugë këtyre që po na vjedhin çdo ditë”,tha Bushati.

Ai deklaroi se kreu i opozitës, Lulzim Basha, përdor standart të dyfishtë me argumentin “e ka thënë Amerika”.

Nga TPZ.