22 Korrik 2026

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka lëshuar një njoftim urgjent për tërheqjen nga tregu të një pije, pasi është identifikuar një rrezik potencial serioz për shëndetin e konsumatorëve.

Bëhet fjalë për aperitivin pa alkool “Pizzolato Spritz aperitivo 0.0”, me origjinë nga Italia, për të cilin autoritetet gjermane kanë sinjalizuar praninë e mundshme të copëzave të xhamit në produkt.

Shqipëria është përfshirë në procedurën e ndjekjes përmes sistemit evropian të alarmit të shpejtë për ushqimin dhe ushqimin për kafshë (RASFF).

Sipas AKU-së, produkti i prekur është:

Produkti është eksportuar nga kompania PETER RIEGEL WEINIMPORT GMBH, ndërsa në Shqipëri është importuar nga operatori Jurrei.

AKU u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që kanë blerë këtë produkt të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë pranë pikës së shitjes, në mënyrë që të shmanget çdo rrezik i mundshëm për shëndetin.

Autoriteti thekson se vijon monitorimin e situatës dhe ndjekjen e procedurave të parashikuara për garantimin e sigurisë ushqimore në vend.