4 Nentor 2022

Spanja është vendosur në alarm ditën e sotme, pasi në territorin e saj pritet të bjerë një raketë kineze.

Raketa kineze pritet të bjerë në mënyrë të pakontrolluar, ndërsa janë mbyllur dhe një sërë aeroportesh.

Fluturimet në dhe jashtë Barcelonës, Tarragona, Ibiza dhe Reus ishin ndalur me raportime se rajone të tjera, duke përfshirë La Rioja dhe Castilla dhe Leon, ishin prekur.

Masa pritet të zgjasë rreth 40 minuta, megjithëse raportet lokale flasin për mundësinë e zgjatjes.

Gazeta Shqip