Alarm në Belgjikë! Tre dronë fluturojnë mbi centralin bërthamor “Doel”

10 Nentor 2025
Lajmin e konfirmoi një zëdhënës i kompanisë energjetike Engie, e cila operon centralin, duke shtuar se operacionet nuk janë ndikuar dhe se organet kompetente janë njoftuar menjëherë për incidentin.
Sipas mediave belge, ky është vetëm një nga disa raste të ngjashme që kanë ndodhur ditët e fundit. Të dielën pasdite, fluturimet në aeroportin e Liezhit u pezulluan përkohësisht pas zbulimit të një droni – incidenti i njëqindtë i këtij lloji në pak ditë.
Dronë edhe mbi bazën ushtarake të NATO-s
Në javët e fundit, Belgjika është përballur me një valë të pazakontë dronësh që janë parë mbi objekte strategjike, përfshirë bazën ajrore Kleine-Brogel, e cila përdoret nga NATO.
Sipas disa raporteve të pakonfirmuara, kjo bazë mund të jetë një nga vendet ku ruhen armët bërthamore amerikane në Evropë.
Incidentet kanë çuar në pezullime të përkohshme të trafikut ajror edhe në aeroportet e Brukselit dhe Liezhit, ndërsa hetimet po vijojnë për të përcaktuar origjinën e fluturimeve të paautorizuara.
Mbështetje nga Gjermania për mbrojtjen kundër dronëve
Ministria gjermane e Mbrojtjes konfirmoi javën e kaluar se Bundeswehri po mbështet Belgjikën në fushën e mbrojtjes kundër dronëve, pas kërkesës zyrtare nga autoritetet belge.
Ekspertët e sigurisë po e konsiderojnë situatën si potencialisht kërcënuese, duke qenë se disa prej objekteve të përfshira janë të ndjeshme nga pikëpamja bërthamore dhe ushtarake.
