3 Nentor 2025

Lideri i opozitës Sali Berisha, në një prononcim për mediat u ndal dhe tek afera e tunelit të Llogarasë për të cilën SPAK ka marrë të pandehur zv/kryeministren Belinda Balluku.

Berisha tha se plaçkitja e 50 mln eurove është bërë nga Balluku në bashkëpunim me Edi Ramën.

“Nuk ka shqiptar që ta pranojë një mashtrim të tillë. Lubia pa asnjë diskutim ka duart e zeza në këtë aferë dhe në dhjetëra afera të tjera, por nëse ka njeri që është kopje karboni e Edi Ramës në vjedhje është ai. Ata kanë vjedhur së bashku, s’ka forcë në botë që do të ndalojë shkërmoqjen përfundimtare të narkoshtetit dhe më duhet të ftoj demokratët dhe mbarë qytetarët opozitarë”, tha Berisha.

Sali Berisha: Siç e shihni, Edi Rama doli çullak para shqiptarëve, shumë më keq dhe më i zi se në plazhet e botës.
50 milionë euro ka plaçkitur shqiptarëve dhe kërkon t’ia faturojë të gjitha Lubi Ballukut.
Nuk ka shqiptar që mund të pranojë një mashtrim të tillë.
Lubia, pa asnjë diskutim, ka duart e zeza në këtë aferë dhe në dhjetëra afera të tjera.
Por në qoftë se ka një njeri që është kopje karboni e Edi Ramës në vjedhje, ajo është. Ata kanë vjedhur së bashku.