11 Dhjetor 2025

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj foli në lidhje direkte nga sheshi përpara kryeministrisë ku ndodhet prej dy ditësh pa u larguar duke protestuar.

Lapaj thotë se nuk largohet nga sheshi pa dhënë dorëheqjen kryeministri Edi Rama.

Sipas tij, nëse njerëzit bashkohen procesi shkurtohet dhe Rama do detyrohet të largohet.

Këtë betejë, Lapaj tha se po e bën për fëmijët e këtij vendi dhe për të jetuar pjesën e mbetur të jetës në një vend normal.

Adriatik Lapaj: Ka dy variante. Për të hequr nuk më heqin dot. Se do vij prapë. Lodhen kot. S’ka si të më heqin. Do vij prapë. Nuk më mbajnë dot mbyllur. E para, fillon merr se unë e kam bërë dhe herë tjetër nuk kam ndjenjur natën me protestën e çmimeve. Kësaj here e bëj duke ndenjur 24 orë. E para njerëzit bashkohen më shpejt dhe procesi shkurtohet. Nëse ka bashkim masivisht Edi Rama detyrohet të japë dorëheqje nëse populli i Tiranës zbret në bulevard dhe nuk ikën pa dhënë dorëheqje. Do ishte varianti më i mirë për shqiptarët. E dyta, qytetarët nuk ndjejnë ndryshimin për këtë vend dhe vijojnë me festat dhe ne qëndrojmë së bashku me 30 të rinj në shesh, qëndrojmë aq sa të na mbajnë limitet biologjike, do e thotë trupi. Nuk është kauza ime, është kauza e çdo qytetari në këtë vend.

Është çështja e një populli që vidhet dhe tallet. Po sakrifikoj për ti lënë vajzës sime dhe fëmijëve të këtij vendi. Që ti lëmë një vend normal. Pjesën që më ka mbetur të jetës ta jetoj në një vend normal. Ku ai që do të garojë ka mundësi të garojë dhe nuk i vidhet haku dhe merita. Nuk luftoj për gjëra të jashtëzakonshme, luftoj për një republikë normale.

Ajo që mund të bëjmë ne këtu është kjo që po bëjmë. Në lidhje me grevën do ishe i gatshëm ti të vijë ne grevë? Ngelet një opsion i mundshëm.