Foto Ilustruese.

6 Nentor 2025
Dhjetra pensionistë të grumbulluar pranë Postës në Fushë Arrëz në radhë që nga ora 08 e mëngjezit për të marrë paratë.
Pare nuk ka, përgjigjen punonjëset. Presim kur të vijnë nga Puka.
Makina e blinduar nuk vjen asnjë ditë para orës 11.
Rrugë e largët: Pukë – Fushë Arrëz 20 km. Udhëtimi zgjat 20 minuta. Pensionistët nga Gjegjani vijnë me autobuz heret në mëngjez dhe po nuk i moren paret heret u kalon autobuzi dhe nuk kthehen dot në shtëpi e duhet të marrin taksi që u kushton 10% të pensionit. Të tjerë vijnë nga Dardha që është 40 km larg nga Fushë Arrëzi.
Teksa rrinim në radhë, një i moshuar humbi ekuilibrin dhe u rrëzua. Kishte qenë në radhe edhe dje dhe s’i kish marrë lekët.
Unë isha i ulur në një karrike dhe ia lëshova, por ai nuk qëndronte as në karrike. Njoftuam ambulancen dhe për fat të mirë erdhi pas pak minutash. I sëmuri përfundoi në spital.
M’u kujtua një numër i estradës së Shkodrës, ku luan Paulin Preka e Drane Xhaji, kur Paskuale merr pensionin dhe kur kalon në koridor e thërret një punonjëse : – Paskuale: dritat, i paguan dhe nga zyra tjetër e thërret tjetra: Pasko : Paguaj ujnat ! I paguan edhe ato, kur e thërret tjetra Pashko: taksen e gjelbërimit, e paguan dhe tjetra punonjëse i thotë: Paskuale, taksen e pastrimit !
Nuk i ngel asnjë lek në xhep dhe i bie të fikët.
Deri kur do të tallen kështu me pensionistët ?
A mban kush përgjegjësi për këto sorollatje e humbje kohe ?
Shkruar nga: Ndoc Alia, Pensionist.