“A do të luftonit për vendin tuaj”/ Sondazhi: Shqiptarët të gatshëm, në vend të dytë pas Turqisë

Per Ty Flamur..
25 Mars 2026
Sondazhi: Shqiptarët të gatshëm per Atdhe
Shqipëria është renditur ndër vendet me nivelin më të lartë të gatishmërisë për të luftuar në mesin e anëtarëve të NATO-s
Sondazhi i publikuar nga Instituti Amerikan “Foreign Policy Research” tregon se 69 për qind e shqiptarëve do të ishin të gatshëm të luftonin për vendin e tyre.
Ky sondazh e vendos Shqipërinë në vendin e dytë pas Turqisë (88 për qind), dhe përpara vendeve si Suedia, Finlanda dhe Mali i Zi
“Nëse do të shpërthente një luftë, a do të ishit të gatshëm të luftonit për vendin tuaj” -ishte pyetja për të vlerësuar gatishmërinë e qytetarëve për të luftuar.
Gjatë viteve të fundit, gatishmëria për të luftuar ka tërhequr vëmendje më të madhe, veçanërisht që nga pushtimi në shkallë të plotë i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.
Sipas sondazhit, pesë vendet me përqindjen më të lartë të qytetarëve të gatshëm të luftojnë për vendin e tyre janë Turqia (88 përqind), Shqipëria (69 përqind), Suedia (66 përqind), Finlanda (64 përqind) dhe Mali i Zi (63 përqind). 10 vendet e para plotësohen nga Greqia (gjithashtu 63 përqind), Norvegjia (61 përqind), Lituania (52 përqind), Polonia dhe Sllovenia (të dyja nga 49 përqind).
