Populli qe kalojme në delir : -“Qindra personalitete të njohura ndërkombëtare shpiken si “me prejardhje shqiptare”, –

Nga: Besir Bajrami. –

“E kanë vjedh prej nesh këtë fjalë”, “E kanë vjedh nga në gjuhën”, “Na kanë huazuar fjalët”, “E kanë vjedh nga ne atë simbol, atë veshje, atë vegël muzikore” “Atë popull e kemi krijuar ne / Ata popuj janë krijuar nga ne”, “Gjuha e parë dhe më e vjetër në botë është shqipja”, “Raca shqiptare është bjonde dhe shtatlartë, dhe çdo shqiptar tjetër me lekurë më të errët është i përzier me ndonjë etni apo komb tjetër”, Qindra personalitete të njohura ndërkombëtare shpiken si “me prejardhje shqiptare”, “Vendi jonë ka qenë gjithë Mesdheu, gjithë Europa, edhe Afrika e Azia, madje edhe Amerika e mesme e ajo jugore…”

Jemi mësu të ndëgjojmë shumë marrëzi të këtilla nga njerëz që rrjedhin (dalin në delir) kur vetëm pak arrijnë të kuptojnë vjetërsinë e identitetit tonë kulturorë dhe krahasimin e tij me elemente të ngjajshme të kulturave tjera të vjetra të njerëzimit.
Këta sharlatan duhet ta kuptojnë se:
– Nuk mund një gjuhë të krijohet duke vjedhur fjalë, por duke u zhvilluar/evoluar natyrshem nga gjuha në gjuhë, ku ndikojnë shumë faktor, por të gjitha kanë të bejnë me rrjedhën e natyrshme te kulturave dhe popujve gjatë historisë së njerëzimit.
– Ne nuk kemi krijuar kombe te reja, por kombet janë krijuar/ndryshuar/evoluar natyrshëm nga një kulturë dhe popullsi e përbashkët.
– Ne mund të ja gjejmë çdo personaliteti nëpër botë lidhjen e vjetër me kulturën e përbashkët, sepse të gjithë njerëzit logjikisht e kanë një piknisje dhe rrjedha e tyre diku takohet, por kjo nuk i bën ata që edhe sot të identifikohen me një kulturë të vjetër, siç është kultura jonë.
– Nuk kemi qene NE në pjesën më të madhe të botës prezent si autokton, por njerëzit në pjesën më të madhe të botës janë ndryshuar/zhvilluar/evoluar nga kultura dhe popullsija e perbashkët që i ka karakterizu, kulturë te cilën identiteti shqiptar e ruan më së miri sot, në krahasim me kulturat tjera të ndryshuara/zhvilluara/evoluara deri sot.
– Njerëzit në të gjithë botën janë të vjetër njësoj, të gjithë njerëzimi e ka të njëjtën prejardhje fizike/racore si specie, por veçantija e identitetit shqiptar është ruajtja e kulturës së përbashkët të një pjese shumë të madhe të njerëzve që jetonin në një territor shumë të madh perreth Mesdheut dhe Europës.
– Vjetërsia e shqipes arrijnë deri aty sa të kuptojmë kohërat kur popujt ishin të pandarë në shumë gjuhë e shumë kultura, por kjo nuk dmth se pikërisht NE ishim kudo, e nga NE kanë dal krejt, por njerëzit nëpër vende të ndryshme janë zhvilluar në drejtime dhe mënyra të ndryshme, në gjuhë dhe kultura të ndryshuara/zhvilluara. Pra, çdo kulturë dhe popull i ndryshuar, meriton edhe territorin e vet dhe nuk mund një kulturë më e vjetër të prentendoj territorin e një kulture më të re, përderisa disa njerëz janë bartës të asaj kulture të re. Vetëm gllabërimi me dhunë i territoreve nuk arsyetohet moralisht.
– Raca fizike shqiptare (e përberë nga raca dinarike, alpike dhe mesdhetare) është e përzier që nga kohërat kur këto raca identifikoheshin me një kulturë të përbashkët. Pasi janë kriju etnitë e reja, asnjë prej tyre nuk e ka pa me interes që të shkrihet në popullin shqiptar (një popull i pushtuar dhe pa pushtet), prandaj etnija jonë mbetet e pastërt që nga burimi i saj kulturorë, kurse raca fizike e përzier që në krijim (por jo më vonë gjatë pushtimeve. Për më shumë, lexo më poshte shkrimin “Shqiptarët janë racë e përzier, por etni e pastërt!”).
– NE jemi mbetje e të vjetërve, kjo është veçanti, kultura jonë është muze i gjallë, që nëse popujt e modernizuar/ndryshuar në gjuhë e kulturë, duan të dijnë si ka qenë gjuha dhe kultura e të parëve të vet, ata e kanë identitetin shqiptar sot që mund ta marrin si model.

Foto: Besir Bajrami

__

* Në foto e kam zgjedh spjegimin më të bukur të mundshëm për identitetin shqiptar, e shkruar aq saktë nga i madhi Robert Gordon Latham (etnolog, gjuhëtar dhe historian anglez):
“Aborigjenët (vendasit/autoktonët) e botës:
Të parët duhet të përmendim (si të ndryshëm nga indo-europianët) baskët e Pirinejve dhe shqiptarët e Shqipërisë; Mbijetesa e shqiptarëve u shërben etnologëve të shekullit 19 për tu njohur me një kohë (shumë para fillimit të historisë) kur disa seri komplekse të një populli janë shpërndar në vazhdimësi në të gjthë Europën, nga Shqipëria në Finland, nga Spanja në Skandinavi, seri populli që tani është thyer e ndarë. Shqiptarët mbijetuan për shkak të natyrës së padepërtueshme të vendit të tyre, e cila i ka shpëtuar nga fati i të ngjajshmëve me ta në Gali, Gjermani, Itali, Greqi dhe Sarmati. Shqiptarët mbijetuan sepse pyjet dhe malet ishin për ta, ashtu si rrethi i Artikut ishte për lapët, apo kënetat dhe moçalet për finlandezët”
Dhe: “Popujt që kanë humbur më shumë territor që para fillimit të histories, janë Shqiptarët dhe Ugrianët. Ata që kanë fituar më shumë territor në kurriz të tyre janë Sarmatianet, Gjermanët, Latinet dhe Keltët. Sllavët janë arrdhacak të ri, apo europianët e fundit”…
Ky sqarim i thjeshtë dhe i saktë, me jep vullnet për t’u munduar në vazhdimësi ta paraqesim veçantinë e identitetit tonë kulturorë, në mënyrë që ta shfrytëzojmë atë për të tashmen dhe të ardhmen, konkretisht për turizem, për kërkime shkencore, për të drejtën historike mbi territorin ku mbijetojmë sot, dhe për motivim të shqipfolësve për të gjetur pikat e perbashkëta në mes veti, që të mësohen të organizohen si komb/shtet dhe të bëhen së paku të barabartë në mozaikun e kombeve të zhvilluara. Kaq. Çdo tendencë superioriti për shkak të ruajtjes së kulturës së vjetër, përderisa kombet tjera janë ndryshu kulturalisht, është i pa bazë. Çdo etni i ka veçantitë e veta dhe rrënjët e përbashkëta me të gjithë ne si njerëz.