11 Mars 2023

Bizhu, fletë ari dhe monedha që datojnë më shumë se 1 mijë vite më parë është thesari i zbuluar nga një 27 vjeçar në holand. I riu deklaron se gjithçka është gjetur përmes metal kërkuesit, aktivitet që e ka nisur qysh kur ishte i mitur

Kërkimi i thesareve të groposura në shekuj ka ngjallur jo pak interes. Së fundi është një historian holandez që ka zbuluar objekte ari që datojnë nga mesjeta, ose për më shumë se 1 mijë vjet.

Katër vathë, dy shirita me fletë ari dhe 39 monedha argjendi, janë gjetur përmes dedektorit ndërsa lajmin e ka bërë të ditur Muzeu Kombëtar Hollandez i Antikiteteve

Fatlumi është 27 vjeçari Lorenzo Ruijter i cili për reuters ka deklaruar se ai ka nisur të kërkojë me metal gjurmues qysh kur ishte 10 vjeç, ndërsa në vitin 2021 zbuloi bizhutë e vyera në qytetin e vogël verior të Hoogwoud.

“Ishte shumë e veçantë zbulimi i diçkaje kaq të vlefshme, nuk mund ta përshkruaj. Nuk e prisja kurrë të zbuloja diçka të tillë,” tha ai, duke shtuar se ishte e vështirë ta mbante këtë sekret për dy vite.

Objektet i ka dorëzuar prej asaj kohe në Muze ku vijoi puna me pastrimin por dhe kërkimin për të zbuluar se cilës peiudhë i përkisnin. Tashmë bëhet e ditur se Monedha më e fundit  i përket vitit 1250, gjë që  lë të kuptohet se është groposur pikërisht në atë kohë kur dhe kishte nisur një luftë mes rajoneve.

Bizhutë do të jenë të ekspozuara në muze për publikun, por zyrtarisht do të jenë pronë e të riut që i zbuloi.

Nga OraNews