18 viktima nga covid në 24 orë. – Situatë dramatike në Kosovë.

28 GUSHT 2021

Situata e koronavirusit në Kosovë është dramatike. Autoritetet njoftuan se nga 13.120 testime, 1.891 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Në total numri i rasteve aktive është 25.797.

Edhe numri i vdekjeve mbetet shumë i lartë, me 18 viktima në 24 orët e fundit.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 794.812 doza të vaksinës.

Deri më sot 267.979 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ministria e Shëndetësis njofotn se sot janë shëruar 1.483 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 112.883.

Gazeta SHQIP