6 Tetor 2025

Masa pre 2.5 për qind të indeksimit si një shifër qesharake dhe një tallje me moshën e tretë.

Hoxha deklaroi se indeksimi ishte një detyrim ligjor i qeverisë për të reflektuar inflacionin, por rritja reale është minimale dhe larg nevojave të pensionistëve.

Sipas tij, kjo është një tjetër shenjë se programi i këtij mandati qeverisës nuk ka asgjë konkrete për të moshuarit, duke lënë të kuptohet se pensionistët po injorohen sistematikisht nga politikat sociale.

“Indeksimi i pensioneve ishte i pritshëm pasi është detyrim ligjor për qeverinë që të bëjë indeksimin në lidhje me inflacionit.
Rritja është simbolike, me një llogaritje që shkon 10-15 lekë në ditë.
Krahasuar me mallrat në treg i bie që një qytetari në zonat urbane i është shtuar 300 gram djathë më shumë në muaj, pra 10 gramë djathë në ditë.
Kjo është një shifër qesharake, tallje e radhës që qeveria bën për pensionistët.
Megjithatë ajo e ka dhënë shenjën që edhe në programin ne këtij mandati nuk ka ndonjë gjë për pensionistët”,
 tha ai.