Hotel Onhezmi


Ky hotel gjendet rreth 200 metra larg nga qendra e qytetit ne rrugen
mes te Butrintit dhe eshte ndertuar nga brenda bregdetit Jon. Hoteli
eshte pothuajse mjaft i ri ndertuar ne vitin 2006 nga arkitekte,
inxhiniere dhe ndertues turq. Te gjitha dhomat ofrojne pamje deti me
ato ballore qe kane edhe ballkone nga mund te shijohen keto pamje edhe
me mire. Hoteli krenohet me mundesine qe u ofron klienteve per te
ndenjur ne nje mjedis te pazakonte si dhe specialitetet e shumta qe
ofron kuzhina e tij. Ne kuzhine jane te punesuar shefa qe japin mesim
ne shkollen e pergatitjes se kuzhiniereve ne Sarande, nje risi e re kur
mendon qe shumica e hoteleve te Sarandes mezi ofrojne mengjes ne
ambjentet e tyre. Ne Hotelin Onhezmi ju garantohet jo vetem nje qetesi
e plote por edhe ushqim dhe sherbim cilesor.
Hotel Onhezmi ka 18 dhoma nga te cilat 2 me dy krevate, 8 dopio, 3
treshe dhe 5 katershe. Te gjitha dhomat jane mobiluar dhe zbukuruar me
mjaft shije dhe perfshijne banjo me dush, ajer te kondicionuar, sistem
ngrohje, TV, telefon dhe minibar.
Hoteli ka nje bar-restorant dhe nje tarrace te hapur. Restoranti ofron
ushqime te kuzhines tradicionale dhe te asaj mesdhetare. Tarraca eshte
ideale per darka romantike dhe mbremje zbavitese me shoqerine.
Hotele Qyteti
Hotele te lira
Hotele Plazhi