Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Jo me shume se 25 perqind jane te motivuar per te votuar

Shkruar nga: Artan Fuga  
Botuar më: 9 vite më parë

Artan Fuga
Jo me shume se 25 perqind jane te motivuar per te votuar

Përvoja në komunikimin numerik dhe në rrjetet sociale më ka mësuar disa teknika për të matur ngjarjet reale nisur nga ngjarjet virtuale.


Përpara disa ditësh premtova se do t’u paraqisja miqve të mi në facebook një metodologji vlerësimi të orientimit të votës, me pak fjalë, si të bënim për të votuar.


Por, u kërkova jo pa qëllim që të bëheshin 20 mijë shikime dhe pastaj unë do u ofroja analizën time.


Doja të masja interesimin e publikut për zgjedhjet. Në fakt, pati rreth 6 mijë shikime, kur në raste të mira një postim ka pasur edhe 20 ose 30 mijë shikime.


6 mijë shikime në 70 mijë shikime mesatare në muaj. As 10% të interesuar për të parë se si mund ta orientojmë votën sipas interesave tanë.



Të jetë sot te 10%, hajde po themi 20% shkalla e motivimit të elektoratit, për të marrë pjesë në zgjedhje duke marrë jo shifrën maksimale të ndjekësve, por atë mesatare. Ja 25% nëse marrim si bazë përllogaritjeje shifrën më të ulët të ndjekësve!!!


Do të ishte katastrofë.


Të mos harrojmë se këtu shumica janë mosha të reja dhe deri aty te 35 vjetët. Janë popullsi sociale aktive. Kaq të painteresuar për zgjedhjet!!! Ndërkohë ka shumë komente që e shprehin hapur këtë.


Vetëm 25% e zgjedhësve sot nuk mendojnë t’i abandonojnë zgjedhjet. Të tjerët, 75%, nuk kanë vendosur ende dhe nuk interesohen nëse do të marrin pjesë në to.
Ky do të kishte qenë një dështim total i sistemit tonë elektoral.


Partia fituese do të kishte mesatarisht për bashki jo më shumë se 10-15% të elektoratit, pra do të sundonte në emër të pakicës.



Në demokraci, prej kohësh, që njihet si pushteti i shumicës, në fakt gjithmonë na sundon pakica.


Ja paradoksi që shpjegon gjithçka.
Ja pse zëri i qytetarit nuk dëgjohet, sepse ai nuk është i përfaqësuar.
Ja pse nuk mund të thuhet se çdo popull ka qeverisjen që meriton. Sepse qeverisja nuk është e shumicës.
Ja përse janë pa baza ato habira, që thonë se si ky popull edhe voton vetë, edhe ankohet për ata që i ka votuar. Sepse populli nuk voton.
Demokracia si pushtet i shumicës në fakt shpreh zërin e pakicës.
Nuk e ka fajin demokracia, por sistemi ynë elektoral… që e përjashton votuesin me një mijë mënyra. Si në betejat e Mesjetës, ku shpesh betejën e zgjidhte jo matja e forcës të trupave, por ndeshja midis shefave në dyluftim.
Ja përse kandidatët nuk e marrin seriozisht. Qëllimi nuk është të vijnë sa më shumë votues, por sa më pak, që ndeshja të bëhet veç me militantët.

Kjo shpjegon se përse nuk ka edhe debat publik mes rivalëve, përse ka kaq folklor, sharje të vockla dhe premtime gratis pa bukë prej tyre.
Qytetari të mbahet sa më larg votimit.
Kësaj ia kanë arritur. E shihni se askush nuk thërret qytetarin në zgjedhje, por thërret vetëm militantët e tij.
Qytetari nuk dëshiron të shkojë të hedhë votën për politikanët, as politikanët nuk duan ta shohin qytetarin në votime.
Sistemi ynë elektoral ka ngrirë.

 

 

Panorama

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama