Hotel Arvi


Hoteli ndodhet pergjate bulevardit Taulantia ne zonen me te bukur dhe
me te populluar te qytetit te Durresit.Godina 9-kateshe ofron nje pamje
panoramike mbi det qe soditet nga te gjitha dhomat. Hotel Arvi, i
nderuar ne vitin 2002 ofron pushime te mrekullueshme, fundjava te
paharrueshme si dhe facilitete per biznese ne nje atmosfere argetuese
perkundrejt çmimeve te arsyeshme. Hoteli ndodhet 1 km larg portit te
Durresit, bashkise dhe qendres se qytetit. Ne nje distance prej 150 m
ndodhet edhe Muzeu Arkeologjik dhe Amfiteatri. Nga bulevardi Taulantia
mund te perjetoni edhe shetitjen tradicionale te qytetareve durrsake
pergjate bregut.
Hoteli ka 42 dhoma te gjitha me pamje nga deti Adriatik. 14 dhoma jane
dopjo, 21 dyshe dhe 7 jane suita. Dhomat kane nje dekorim te brendshem
kontemporan, banjo, ajer i kondicionuar, mini bar, linje direkte
telefonike dhe televizor satelit. Suitat kane banjo me hidro-masazh.
Dhoma e konferences ka 80 vende.
Restoranti ofron kuzhine italiane me menu te pasur me prodhime deti dhe
shumellojshmeri gatimesh te ndryeshme te cilat sherbehen nga nje staf i
kualifikuar.
Hotele Biznesi
Hotele Qyteti