Tropical Resort


I bazuar ne stilin e ndertimeve te tilla ne Mesdhe, Tropikal eshte nje
kompleks i ri i sapo perfunduar ne plazhin e Durresit, zona e njohur si
Plepa. Perbehet nga nje hotel shume i mire me standard me te larte se 3
yje si dhe nga disa ndertime perdhese te cilat ofrojne akomodim me
standard me baze. Plusi i madh i ketij kompleksi eshte fakti qe
perfshin nje territor me siperfaqe 9 hektare me kopeshte, peme,
lulishte dhe ambjente shlodhese. Natyra dhe atmosfera Mesdhetare
krijojne nje kombinim perfekt per te kaluar pushime ndryshe ne kete
pjese te Adriatikut.
Plani Arkitektural ka synuar te rrise ne maksimum hapsiren pereth duke
u offruar pushuesve produkte dhe sherbime ekstra dhe jo thjesht nje
dhome. Ky kompleks ofron edhe nje plazh privat prej rreth 5000 metra
katrore , qe duke qene i rrethuar nga shtepite e pushimit te
ushtarakeve eshte jo vetem me i sigurte por edhe me pak i ngarkuar me
pushues e per rrjedhoje me i paster. Pervec plazhit te detit Adriatik
rezorti ofron edhe zbavitje te shumellojshme, duke perfshire bar ne
nature, disko verore ku ftohen kercimtare professioniste ne kombinim me
nje nga klubet me te njohura te Tiranes, Klubin Venue. Tropikal eshte
pa dyshim nje nga pjeset e plazhit te Durresit ku mund te kalohen
pushime te kendshme verore. Ka dicka per gjithkend ne kete kompleks dhe
per me teper stafi profesional luan nje rol te rendesishem ne
kompletimin e nje mozaiku sherbimesh me standard qe ofrohen.
Tropikal ofron 44 Dhoma ne total nga te cilat 28 jane dhoma standarde
dyshe/dopio dhe 16 jane suita. Te gjitha ofrojne TV, ajer te
kondicionuar, banjo me dush brenda, dhe minibar. Suitat ofrojne dhe nje
dhome ndenje te gershetuar me nje kuzhine te thjeshte me banak.
Kompleksi ofron gjithashtu dhe disa ndertesa perdhese me dhoma me
facilitate me bazike. Tropikal ka nje bar plazhi, dy restora nte nga te
cilet nje eshte krejtesisht i ri, teper modern dhe ofron specialitete
vendase, Italiane si dhe peshk dhe prodhime te fresketa deti. Ofrohen
gjithashtu, parking, lulishte nje disko verore me fame ne kete zone si
dhe cadra dhe shezllone falas per klientet ne sezonin e plazhit.
Kompleksi ka 3 restorante me vete sherbime dhe 1 restorant qe sherbehet
nga stafi i kualifikuar i Kompleksit, ne kuzhinen e Kompleksit Tropical
jane punesuar mjeshtra te vertet te kuzhines qe jane te specializuar
per te gjitha llojet e traditave te gatimit, gjithashtu do te gjeni nje
stafe te kualifikuar te sherbimit.
Hotele Plazhi