Palma Nova Resort



Hoteli yne perbehet nga 8 apartamente familjare dhe 2 vila suita teper
luksoze.
Akomodimi juaj tek ne do te shoqerohet me zjarrin e ndezur te oxhakut
funksional qe hoteli yne ju ofron ne cdo apartament te cilet jane
1+1+tualet+ballkon ku peisazhi ju ofron bukurite e kodrinave te gjelbra
te Berzhites. ne cdo tualet ju pret nje gabine dushi me sauna dhe
hidromasazh.
Suitat brenda kane dy ambjente te hapura me njera-tjetren ku nga
krevati i hekurt matrimonial qe ndodhet nen traret e medhenj prej druri
ju shoqeron nga njera ane zjarri i ndezur i oxhakut prej guri, dhe nga
ana tjeter xhakuzi i madh me hidromasazh per dy persona.
Te gjitha dhomat jane te pajisura me tualet privat, dush, tv satelitor, ballkon , ajer te kondicionuar etj
Salla e restorantit me nje arkitekture teper klasike me nje oxhak te
madh funksional permban nje kapacitet prej 150 personash ku menuja e
restorantit eshte (a la carte). ne te do te gjeni shije dhe gusto
shqiptare dhe europiane. tek ne mund te prenotoni edhe per festa te
ndryshme sic jane festat e vitit apo ditelindje etj
Hotele Biznesi
Hotele Mali