Hotel Royal


Hoteli më i ri, me një arkitekturë moderne, mobilim bashkëkohor e
ambiente të mrekullueshme, ju pret në qendër të qytetit, buzë liqenit,
duke ju ofruar mundësi të shumta argëtimi me shërbimet e standartit të
lartë që ofron.
Tek hotel Royal ju do te gjeni relaksin dhe qetesine e shume kerkuar.I
pozicionuar fare prane bukurive natyrore dhe atraksioneve te shumta
kulturore,Hotel Royal ju ofron nje kenaqesi qe nuk duhet lene pa u
provuar dhe qe do tju mbetet ne kujtese si nje pervoje e paharrueshme.
Hoteli disponon 18 dhoma te kompletuara ne menyre moderne dhe teper
komode. Te gjitha dhomat jane te pajisura me ajer te kondicionuar, TV,
minibar,sherbim dhome, tualet,tharese flokesh, dush dhe ballkone me
pamje nga liqeni.
Ne restorantin e hotelit ju mund te shijoni gatimet teper cilesore te
pergatitura me mjaft mjeshteri nga shefat e kuzhines.Restoranti i
hotelit ju ofron pjatat me te mira te kuzhines evropiane dhe kuzhines
tradicionale te zones se Pogradecit me produktet e fresketa te liqenit
ku mbizoteron Korani si dhe pjatat e mishit.Cdo pjate shoqerohet me me
te miren e vererave shqiptare dhe kantinave te huaja per dreka dhe
darka elegante ne ambiente luksoze e ne veranden mahnitese me pamje nga
liqeni.Restoranti eshte i hapur edhe per organizime te ndryshme
familjare.
Hotele Biznesi
Hotele Qyteti