Hotel Oaz


Ky eshte nje hotel i ri i ngritur ne brigjet e Adriatikut, dhe ndodhet
500 m larg nga “Shkembi Kavajes”. Nje hotel me arkitekture shume te
vecante ne formen e nje “Swiss Chalet”, ai ofron sherbimet dhe pajisjet
moderne te nje hoteli 3 yjesh me dhoma te zbukuruara ne menyre elegante
dhe me nje pamje te mrekullueshme nga deti. “Oaz” menaxhohet nga nje
familje qe synon te ofroje mikepritjen shqiptare, nje atmosphere
miqesore dhe clodhese, te kombinuara me standarte te larta sherbimi,
por ne te njejten kohe duke ofruar cmime modeste per klientet. Sic e
sugjeron dhe emri, ky hotel eshte nje oaz, mes ndertimeve te tjera qe
jane teper te ngjashme.
Hotel Oaz ka 30 dhoma ne total mes te cilave 3 dyshe, 4 dopjo, 20
treshe dhe 2 apartamente. Duke qene nje hotel i ri i sapondertuar ai
ofron komoditet per ta bere qendrimin tuaj me te kendshem. Te gjitha
dhomat jane te pajisura me banjo, dushe, ajer te kondicionuar, sistem
ngrohje dhe televizor. Hoteli ka bar, restorant, dhe parking. Dhoma e
konferencave akomodon 30 persona. Hoteli Oaz ka nje tarace te kendshme,
pishine, dhe kend lojerash per femije, qe e bejne kete hotel ideal per
pushime familjare.
Hoteli ka 1 restorant , bar, tavernë, specialitetet e kuzhines jane te
shumta dhe te ndryshme duke filluar nga tradicionalja Shqiptare dhe
Europiane, ne kuzhinen e hotel Oaz jane mjeshtra te vertet te
specializuar te fushes se gatimit.
Hotele te lira
Hotele Plazhi