Hotele Shqiptare

Hotel Tomorri

Hotel Tomorri ishte dhe ngelet nje simbol i ketij qyteti kultural te Beratit qe ndodhet në qendër të qytetit të Beratit, vetëm pak hapa larg nga të gjitha pikat historike dhe kulturore të qytetit 2400 vjeçar. Hoteli eshte shquar per turizem qe ne kohen e diktatures per sherbimet e tije te kualifikuar gjithashtu dhe akomodim sa me te perkryer per te qene sa me prane deshires se turisteve vendas apo te huaj, hoteli sa eshte restauruar i teri dhe ka bere nje ndryshim rrenjesore si ne akomodim po ashtu dhe ne ambjentet e tjera te hotelit. Hoteli ka kapacitet të mjaftueshëm për grupe të mëdhenj visitorësh. Ofrohen 53 dhoma përfshirë 10 dhoma martesore, 35 dyshe, 5 teke dhe 3 miniapartamente. Ofohet gjithashtu hapësirë e majftueshme për konferenca në dy dhoma konferencash me kapacitet 50 dhe 70 persona. Në dy restorantet e hotelit shërbehen mëngjesi, dreka e darka, ku mund të shijoni kuzhinën tradicionale shqiptare. Në tarracën e mrekullueshme, nga ku mund të shihni të gjithë qytetin, përveç barit e picerisë mund të shijoni dhe pjesët më të bukura piktoreske të qytetit. Kushtet e akomodimit ofrohen sipas standardeve e evropianë. Afrohet parking, sistem qëndror ngrohjeje e ajër i kondicionuar.


Hotele Biznesi
Hotele Qyteti



Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema të nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi