Hotele Shqiptare

Hotel New York

Ne bregdetin magjepses te Vlores , aty ku dallga perplaset dhe thermohet pas shkembit e kthehet pas e pafuqishme, tek Uji i Ftohte, prane tunelit te famshem, poshte te cilit derdhen prej shekujsh ujerat e kristalta te burimeve, mes prehrit te gjelber te pishave haleshuma , vezullon ne menyre dritheronjese, hotel New York. Pozicioni spektakolar i ketij hoteli, ne pjesen me brilante te gjirit te Vlores, mbeshtetur ne faqen e malit te Shashices, lidhur me nje ure qe kalon mbi rrugen nacionale Vlore - Sarande, e ben te duket si nje traget i ankoruar aty perjetesisht . Turistet kalojne nete te paharrueshme ne mjediset e hotelit, ku dita dhe nata te sjellin te papritura te kendshme. Mbremjeve ne verandat dhe ballkonet e hotelit te shtrire buze detit, mund te dialogosh me detin yjet dhe henen e argjende lart ne qiell ose te sodisesh prej se largu bregdetin e Vlores. Hoteli disponon 50 dhoma me pamje nga deti dhe mali , recepsionte kompletuar me holl pritjeje komod , hyrje te vecante per bagazhet si dhedyqan suveniri . Ashensor per tre kate me sistem alarmi . Gjithashtu disponojme salle per ngrenien e mengjesit , bare dhe restorante te shijeve te ndryshme , te ndare nga holli , salla te permasave te ndryshme per pritje , takime , konferenca , seminare e te tjera evenimente. Kuzhina eshte nje tjeter faktor qe i shton vlera hotelit me kuzhinen tradicionale Shqipetare dhe ate Italiane. Gjithshka eshte e fresket dhe gatuar me shije nga specialistet e kuzhines. Korrektesa dhe sherbim i kulturuar nga nje staf i pregatitur, me eksperience dhe njohes i gjuheve te huaja i ofron te gjitheve, pushime te kendshme dhe relaksim.


Hotele Biznesi


Hotele Plazhi

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema të nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi