Hotele Shqiptare

Hotel Pavarsia

Hotel Pavarsia eshte nje hotel i ri i ndertuar shume prane qendres se qytetit. Eshte nje hotel qe ofron shume mire mundesine per te vizituar qytetin historik, Muzeun e Pavarsise dhe disa nga qendrat me te reja tregtare qe jane ndertuar prane tij. Dhomat jane me hapesire, shume te rehatshme dhe te ndertuara me materiale cilesore te standardeve perendimore dhe teknika ndertimi bashkekohore . Pavarsia eshte nje nder pak hotele ne Vlore dhe ne gjithe Shqiperine, i cili mund te ofroje disa rruge-kalime ne raste zjarri, qe perfshijne alarmet dhe rubinetat kundra zjarrit ne çdo korridor dhe kat. Dritaret jane te paisura me dopio-xham dhe grila te jashtme per te siguruar mbrojtje nga faktoret atmosferik. Eshte nje hotel i pershtatshem jo vetem per individe por edhe per grupe. Personeli eshte shume miqesor dhe zoteron gjuhen angleze, italiane si edhe ate gjermane. Ne kete hotel ka 30 dhoma ne total, 6 prej te cilave jane dyshe me shtreter te ndare, 12 jane dopio (me shtrat matrimonial ), 10 jane dhoma treshe dhe 2 suita. Te gjitha dhomat jane te pajisura me tualet, dush modern me kabine xhami, sistem individual kondicionimi (split) per ftohje dhe ngrohje, TV me lidhje satelitore dhe mini-bar. Restoranti ofron gatime te zgjedhura nga me te ndryshmet, por me shume shquhet per gatimin e prodhimeve te detit. Ne Hotel Pavarsia ju do te gjeni gjithashtu nje recepsion, nje holl, bar dhe parking.


Hotele Biznesi
Hotele Qyteti



Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema të nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi