Hotele Shqiptare

Hotel Nimfa

Hoteli ndodhet ne nje zone shume te bukur te Rivieres, vetem pak kilometra jashte Vlores. Hoteli qendron i vetem ne nje gji deti te vogel e shume terheqes, i cili natyrisht eshte kthyer ne plazhin e tij privat gjate sezonit te veres. Kushtet e rehatshme dhe pajisjet atraktive, krijojne relaks dhe atmosfere pa stres, per pushime te mrekullueshme.Hotel Nimfa mbeshtet shume ne vendndodhjen qe ka, sherbimin dhe stafin e kualifikuar e miqesor, e më pak ne paisjet e shtrenjta qe ve ne sherbim te turisteve. Ky hotel ka ndjekur strategji shume te suksesshme, gje qe reflektohet nga fakti qe ne pikun e sezonit veror gjate muajve Korrik dhe Gusht, te gjitha dhomat jane te prenotuara. Hotel Nimfa disponon 28 dhoma nga te cilat 6 jane dyshe me shtreter te ndare and 22 jane me nga 1 krevat dopjo + 1 krevat tek. Te gjitha dhomat jane te pajisura me tualet dhe dush, ajer te kondicionuar, mini bar, TV. Te gjitha pajisjet jane teper cilesore. Kuzhina eshte nje tjeter faktor qe i shton vlera hotelit me kuzhinen tradicionale Shqipetare dhe ate Italiane. Gjithshka eshte e fresket dhe gatuar me shije nga specialistet e kuzhines. Korrektesa dhe sherbim i kulturuar nga nje staf i pregatitur, me eksperience dhe njohes i gjuheve te huaja i ofron te gjitheve, pushime te kendshme dhe relaksim.





Hotele Plazhi

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema të nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi