Hyrja është e lirë.
Haydn, Chopin dhe Debussy në Akademinë e Arteve
Në vazhdim të stinës koncertore të studentëve të Akademisë së Arteve pianistja e re Silvana Skënderi do të japë një koncert recital në sallën e madhe të koncerteve të Akademisë, ditën e mërkure, datë 26 janar, ora 19:00. Silvana Skenderi do të luajë grand sonatën e Josepf Haydn, sonatën Nr 2,op.35, grave-doppio movimento, scherzo, marche funebre dhe finale-presto nga Frederic Chopin, suite bergamasque, prelud, minuet, clair de lune dhe passapied nga Claude Debusy.
Hyrja është e lirë.
Koncert i klasës së kitarës
Ditën e enjte, datë 27 janar, ora 19:00, studentët e klasës së kitarës në Akademinë e Arteve do të japin një koncert në sallën e madhe të koncerteve të shkollës së tyre. Luajnë studentët kitarist Arbër Çerri, Adrian Shahinlli, Ledion Semini, Erind Saraçi, dhe Franc Korumi të shoqëruar nga klarinetistët Lorenc Ejlli, dhe Sentiliano Duli. Në program është muzikë nga veprat e Albeniz, Domeniconi, Castelnuovo-Tedesco, Turina, Pawell, Villa-Lobos, Koleka, Bizet, Mancini, Preson, Schmidt, Bach-Busoni, Liszt dhe Prokofjev.
Hyrja është e lirë.