Përfaqësuesit e opozitës tentojnë t’i bllokojnë rrugën për në Shkodër Kryeministrit

20 qershor 2019

Përfaqësues të opozitës kanë nisur protestën për të bllokuar rrugën e Kryeministrit Rama, i cili ka programuar që të zhvillojë në Shkodër një aktivitet elektoral.

Militantët e opozitës kanë nisur të bllokojnë rrugën që çon për Shkodër.

Ata janë mbledhur në kryqëzimin e Dajçit në rrugën Lezhë-Shkodër, ku kanë bërë thirrje për largimin e kryeministrit Rama.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policia, të cilët kanë tentuar të mbajnë larg militantet dhe të lirojnë rrugën kur të kalojë eskorta e kreut të qeverisë.

Gazeta Panorama