14/02/2018 Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka kërkuar sot zyrtarisht nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, për të marrë plotfuqinë për të nisur negociatat me Greqinë.

Mësohet se kërkesa është bërë për nisjen e negociatave për kufirin detar Shqipëri-Greqi.

Në kërkesën e dorëzuar në Presidencë mungojnë emrat e anëtarëve që do jenë në grupin e negocimit me Greqinë.