Filmi shqiptar fiton dy çmime në dy festivale të ndryshme në Amerikë. –

7 maji 2019

Filmi “Internment” me regji të Kast Hasës u vlerësua me dy çmime nga dy festivale të ndryshme të filmit në Amerikë.

Së pari, Riverside International Film Festival, i dha çmimin “Regjia më e mirë.” Ndërsa Arizona International Film Festival i dha çmimin “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj.”

“Internment,” me regji dhe skenar të Hasës – i cili gjithashtu luan edhe si aktor në film – është i vendosur në Shqipërinë e viteve ’80, pra nën regjimin komunist. Historia rrotullohet rreth tre brezave të familjes Kulla që duhet të përballen me kushtet e vështira të internimit. Djali i familjes, Arturi, bie në dashuri me Fridën, e cila detyrohet të fejohet me një zyrtar të lartë. Gjendja komplikohet edhe më tej kur një mik i familjes i rikthyer nga Amerika, dyshohet të jetë spiun.

Në role kryesore, Klodian Hoxha, Enxhi Cuku, Kristi Baçi, Gramoz Gashi, Kristaq Pilo, Arjeton Osmani.

Gazeta Dita