Kryemadhi  shmag Metën, kë i çon në Presidencë për të takuar

Ilir Meta është takuar sot me nën kryetarin e LSI-së, Petrit Vasilin. Presidenti sot zhvilloi një takim vetëm 20 minuta me kreun e PD-së Lulzim Bashën.

Tiranë- Presidenti Ilir Meta pas takimit me kreun e PD-së Lulzim Bashës ka pritur në presidence edhe nën kryetarin e LSI-së Petrit Vasilin. Nuk dihet pse në takim nuk ka shkruar kryetarja e LSI-së po ka dërguar Vasilin. Nuk ka asnjë detaj se çfarë kanë diskutuar me njëri-tjetrin.

Presidenti Meta ka zhvilluar sot një takim 20 minuta me kreun e PD-së Lulzim Bashën. Takimi është fokusuar tek zgjidhja e krizës politike. Ishte Basha që shkoi në Presidencë pas ftesës së Metës. Rama refuzoi që ulej në tryezë me Kreun e Shtetit me arsyetimin e ishte i zënë me fushatë. Kryeministri bëri karshillik pak metra më tutje duke ushtruar notin.